Shkup, sulmon me sëpatë mysafirët e restorantit

Mbrëmë në fshatin Trubarevë të Shkupit, më saktë në restorantin “El-Ekstra”, ka hyrë personi N.N. dhe ka filluar ta thyejë inventarin, njëkohësisht duke iu kërcënuar të pranishmëve. 

Policia bën të ditur se në një moment ka marrë sëpatën dhe ka vazhduar ta prishë inventarin e restorantit dhe e ka goditur me sëpatë personin K.A.  (1989) nga fshati Trubarevë.  

K.A.  është bartur në Spitalin e qytetit-Shkup ku i janë konstatuar lëndime trupore, pas çka është lëshuar në shërim shtëpiak. Stacioni policor Gazi Babë ka ndërmarrë  masa për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rastit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button