Obama do të marrë pjesë në shënimin e 100-vjetorit të lindjes së Mandelës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama do të ndihmojë në shënimin e 100-vjetorit të lindjes së Nelson Mandelës, udhëheqësit kundër aparteidit dhe ish-presidentit të Afrikës së Jugut, transmeton REL.

Më 18 korrik, në shumë vende të botës shënohet ditëlindja e liderit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, i cili ka ndërruar jetë më 2013.

Mandela kishte qëndruar në burg për 27 vjet dhe është i njohur për luftën kundër sundimit të pakicës së bardhë dhe thirrjeve të tij për paqe dhe pajtim kur u lirua nga burgu.

Pas lirimit nga burg, Mandela udhëhoqi partinë e Kongresit Kombëtar Afrikan drejt fitores në zgjedhjet e para multi-raciale më 1994. Ai dha dorëheqje më 1999, pasi shërbeu një mandat si president.

Obama, presidenti i parë afro-amerikan i SHBA-së, pritet të mbajë një fjalim në Johanesburg më 17 korrik. Ndihmësit e tij thonë se ky është adresimi më i rëndësishëm publik i Obamës, që prej se përfundoi mandatin e dytë si president më 2017.

“Kjo i jep atij një mundësi për të përçuar mesazhe paqeje, të përfshirjes dhe demokracisë, në një kohë kur trashëgimia e Mandelës po sfidohet në mbarë botën”, i tha The New York Time, ndihmësi i Obamës, Benjamin Rhodes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button