Belgjika fitoi medaljen e bronztë në Botëror

Kombëtarja e futbollit të Belgjikës ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Rusi. Në garën për vendin e tretë sot në stadiumin Krestovsky në Shën Petersburg, belgët mposhtën Anglinë me rezultatin 2:0, raporton ANadolu Agency (AA).

Me këtë fitore kombëtarja belge arriti suksesin më të lartë në histori.

Thomas Meuniera që në minutën e katërt të takimit, me asistim të Naser Chadili, solli belgët në epërsi. Shansin më të mirë për barazim, anglezët e kishin në minutën e 66-të kur Eric Dier mposhti Thibauta Courtois, por Toby Alderweireld me një reagim të mrekullueshëm nxori topin nga vija e golit. Fituesin e vendosi Eden Hazard me golin në minutën e 82-të.

Finalja e Kampionatit Botëror mes Kroacisë dhe Francës do të luhet të dielën në stadiumin moskovit Luzhniki me fillim në ora 17.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button