Dalin fotot, ja si do të duket godina e re e Teatrit Kombëtar

Projekti i prezantuar nga studiot ndërkombëtare të arkitekturës “Bjarke Ingels Grop”, me qendër në Danimarkë, tashmë është i konkretizuar me video dhe me foto. Godina e re e Teatrit Kombëtar në Tiranë, do të ketë një pamje tërësisht të re e moderne, shkruan Class.

“Bjarke Ingels Grop” do të ndërtojë një godinë me dizajn modern dhe me një hapësirë unike në kryeqytet. Godina do të ketë dy pjesë, njëra dedikuar administratës dhe aktorëve dhe pjesa tjetër publikut. Personeli administrativ futet në godinë nëpërmjet parkingut ose nën hark. Pasi të futen brenda, ata kanë bërthamat e tyre të qarkullimit.

Publiku hyn në ndërtesë nga niveli i tokës, ose nga fasada në anën jugore, ose nën hark. Biletaritë janë të rrethuara nga dy shkallët e mëdha, që të pranishmit t’i tërheqin në pjesën e hollit. Teatri i ri do të ketë të dedikuara disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katrorë dhe dy salla “Black Box” prej 200 metra katrorë secila. Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metrash katrorë që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button