Francë, kremtohet “Festa Kombëtare e 14 Korrikut”

Në kuadër të “Festës Kombëtare të 14 Korrikut” në Francë, është organizuar një paradë ushtarake në kryeqytetin Paris, raporton Anadolu Agency (AA).

Në paradën ushtarake të zhvilluar në Sheshin Champs Elysee morën pjesë Presidenti i vendit Emmanuel Macron, si dhe Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong dhe ministri i Jashtëm i Japonisë, Taro Kano.

Në ceremoninë ku marshuan 4.390 ushtarë dhe 64 avionë zhvilluan fluturime demonstruese, ku pëveç amblemave ushtarake të Francës, morrën pjesë edhe ato të Japonisë dhe Singaporit.

Sonte në të gjitha qytetet e Francës do të bëhen shfaqje të fishekzjarrëve.

Ndërkohë për ndeshjen mes Francës dhe Kroacisë në finalen e Kampionatit Botëror 2018 e cila po organizohet në Rusi, do të vendosen ekrane gjigande në Paris dhe qytete të ndryshme.

Për sigurinë e kremtimeve të sotme dhe ndeshjes së nesërme janë angazhuar rreth 110 mijë ushtarë dhe policë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button