Gjermani, qyteti organizon lotari për vendet e lira te varrezat!

Për vendet e lira tek varrezat e qytetit gjerman Berchtesgaden, gjithmonë ka pasur një interesim të madh. Mediat gjermane shkruajnë se ky qytet ka vendosur që të interesuarit të kenë shanse të njëjta për të marrë një vend të lirë, për çka ka organizuar një lotari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e qytetit për disa vite rresht refuzonin kërkesat për blejrjen e truallit tek varrezat, të cilat datojnë nga shekulli i 17-të, me arsyetimin se nuk ka hapësira të mjaftueshme.

Megjithatë, pas lirimit të 200 parcelave, pushteti në qytetin të vendosur në Alpet bavareze vendosi të organizojë një lotari, në mënyrë që secili i interesuar të ketë shanse të barabarta për të blerë një tokë për varr.

Lotaria do të mbahet të mërkurën, dhe deri sot, janë paraqitur 280 të interesuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button