Zbuloni VIP-at që kanë blerë tokë në Hënë

Siç transmetojnë mediat e huaja, deri tani troje dhe parcela në Hënë kanë blerë gjithsej 2.5 milionë njerëz nga 172 vende të botës.

Njëqind turq kanë blerë deri tani mjaft pjesë të sipërfaqes së Hënës. Secili nga këta ka blerë nga katër dynymë në Hënë, që do të thotë se gjithsej nga turqit janë blerë 40 hektarë në Hënë.

Ndër personalitetet e njohura të botës, tashmë kanë blerë troje në Hënë, Paris Hilton, Jennifer Lopez, Sharon Stone, Tom Cruise, Kim Bassinger, kurse që prej dy vjetësh një parcelë të madhe me vlerë 5 milionë dollarë e ka blerë edhe miliarderi rus Roman Abramovich, i njohur edhe si pronar i klubit londinez Chelsea. Edhe ish-presidenti amerikan, George Bush, është njëri nga pronarët e njohur të parcelave në Hënë.

Nuk ka ende të dhëna nëse në mesin e tyre është edhe ndonjë shqiptar trojet e banuara me shqiptarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button