Maurizio Sarri është trajner i ri i Chelsea

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Chelsea, i cili në stolin e londinenëze do të zëvendësojë Antonio Conten të cilin klubi e shkarkoi një ditë më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi nga Premierliga angleze, ka publikuar lajmin në ueb faqen zyrtare, ku informon se Sari vjen në Stamford Bridge pas një qëndrimi të suksesshëm trevjeçar në Serie A, ku drejtoi klubin e Napolit.

Sarri, i cili nënshkroi një kontratë trevjeçare, tha se ndjehet i lumtur nga fakti se para vetes do të ketë një sfidë të re, ndërsa premtoi një futboll argëtues.

“Jam shumë i lumtur që po vij në Chelsea dhe Premierligë. Është një periudhë e re me plot emocione në karrierën time. Shpresoj të bëjmë një lojë e cila do të argëtojë tifozët tanë, një lojë me të cilën do të garojmë për trofe, atë të cilën klubi e meriton”, tha Sari në një deklaratë për ueb faqen e klubit.

Drejtorja e klubit, Marina Granovskaia tha se janë të kënaqur dhe mirëpresin Maurizion, i cili do të sjellë në Chelsea filozofinë e tij të futbollit.

“Napoli i Maurizios ka luajtur njërin nga futbollët më ekzaltues në Evropë, duke impresionuar me qasjen sulmuese dhe dinamizmin, përfshirë metodat e tij të stërvitjes që përmirësuan ndjeshëm lojtarët që kishte në dispozicion”, tha ajo

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button