Autoritetet lokale në Francë japin mbështetje financiare për FETO-n

Teksa shumë qendra arsimore të organizatës terroriste FETÖ në Francë janë mbyllur pas tentativës së grusht shtetit të 15 korrikut, zbulohet se disa bashki kanë ofruar ambiente të veçanta dhe kanë formuar buxhete për një shoqatë që është e lidhur me organizatën, raporton Anadolu Agency (AA).

FETÖ për shkak të problemeve ekonomike dhe largimit të nxënësve, pas tentativës për grusht shteti mbeti e detyruar të mbyllte qendrat arsimore Etude Plus të cilat e menaxhonte që prej 20 vitesh në shumë qytete të Francës.

Po ashtu teksa u mbyllën edhe qendrat arsimore Livry-Gargan dhe Evry të FETÖ-s, në zonat periferike në afërsi të Parisit u zbuluan se qendrat në periferi të Clichy-Sous-Bois kanë marrë ndihmë financiare nga bashkia dhe komuna.

Gjithashtu mësohet se bashkia e Clichy-Sous-Bois në mënyrë që të vazhdojë aktivitetet e saj i ka siguruar një ambient qendrës arsimore të FETÖ-së në Clichy-Sous-Bois e cila nuk mund të paguante qiranë e qendrës dhe kishte mbetur e detyruar të dilte nga ndërtesa.

Ndërkohë është përcaktuar se bashkia ka siguruar sallën e saj për Etude Plus, e cila do të zhvillonte një aktivitet në fund të muajit mars.

Sërish bashkia Clichy-Sous-Bois edhe në muajin maj ka miratuar një buxhet në këshillin e saj për Etude Plus, e cila ka probleme financiare.

Dega Seine Saint-Denis e Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve (UID), Shoqata Montfermeil dhe shoqata e federatës turke e Bashkësisë Turke për Çështjet Fetare (DİTİB) kanë përgatitur një deklaratë të përbashkët, me anë të të cilës dënojnë veprimin e bashkisë Clichy-Sous-Bois, për shkak të mbështetjes së dhënë ndaj FETÖ-s.

“Si shoqata turke kemi shprehur shqetësimet tona ndaj Klein, kryetarit të bashkisë së Clichy-Sous-Bois, që të mos u japë ndihma këtyre. Shoqata të tilla të FETÖ-s, që janë formuar në Francë, nuk janë zëdhënës të turqve në vend. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër këtyre strukturave që përpiqen të rrënojnë imazhin e turqve në vend dhe në Evropë”, thuhet në deklaratë.

– Strukturimi mediatik

FETÖ, në Francë nuk ka pësuar humbje vetëm në arsim, por edhe në fushën e medias. Gazeta Zaman, e cila u mbyll pas tentativës së grusht shtetit, theksohet se pas reagimit intensiv të komunitetit turk dhe pakësimit serioz të abonentëve dhe shitjeve të pakta në Francë u mbyll në gusht 2016, edhe ajo Zaman France edhe ajo Zaman Fransa, të cilat publikoheshin në gjuhën turke dhe franceze si degë të gazetës Zaman.

Pas mbylljes së Zaman France, është mbyllur edhe faqja e internetit “turquieplus.fr” e cila u formua vitin e kaluar për të bërë propagandë kundër Turqisë.

Ndërkohë që theksohet se ish drejtuesit dhe gazetarët e Zaman France dhe Zaman Fransa kanë vazhduar fushatën e tyre kundër Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan nëpërmjet llogarive të tyre në median sociale.

Anëtarët e FETÖ-s apo të lidhur me organizatën, të prezantuar si persona “ekspertë të Turqisë”, janë shfaqur në shesh edhe gjatë procesit zgjedhor që u mbajt me 24 qershor, duke mos hezituar gjithashtu që të bëjnë edhe propagandë njollosjeje ndaj Turqisë.

Këtu vlen të përmendet Yavuz Baydar, kryeredaktori i faqes së internetit Ahval, i cili që prej disa kohësh kryen publikime si një mjet propagandistik i FETO-s, që gjatë këtij procesi ka kryer deklarata që synojnë të keqorientojnë opinionin në median franceze në lidhje me zgjedhjet e 24 qershorit.

– “Vërehet se anëtarët e FETÖ-s janë shkëputur nga vlerat kombëtare”

Mehmet Kök, kryetar i degës Seine Saint-Denis të Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve (UID), në në deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se pas tentativës për grusht shteti, më 17-25 dhjetor dhe 15 korrik, qytetarët turk kanë vërejtur fytyrën e vërtetë të FETÖ-s.

Gjatë kësaj kohe, turqit kanë anuluar abonomin e tyre tek gazetat e organizatës, kanë bojkotuar pjesëmarrjet në aktivitetet e tyre dhe kanë larguar fëmijët e tyre nga qendrat arsimore të lidhura me organizatën, ku si pasojë organizata ka pësuar humbje të mëdha.

“Për ata i vlefshëm është vetëm Fetullah Gülen. Nuk e pranojnë kurrë që të flitet ndojë fjalë kundër tij, edhe sikur Turqia të përçahet, për ata sërish është i rëndësishëm Gülen-i. Vërejmë se anëtarët e FETÖ-s janë shkëputur nga vlerat kombëtare”, tha Kök .

Duke vënë theksin se FETÖ ka interesa të përbashkëta me armiqtë e Turqisë, Kök është shprehur se, “FETÖ e njeh PKK-në si mik. Këta persona bashkohen me të gjithë që janë kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjë kjo e cila tregon se ata nuk i kushtojnë vëmendje interesave të Turqisë”.

“Struktura të lidhura me FETÖ-n në Francë operojnë me mbështetjen e autoriteteve franceze”, është shprehur Kök, duke shtuar se anëtarët e FETÖ-s që prej viteve arrinë të marrin mbështetje nëpërmjet “të njohurve” nga institucionet përreth dhe kryesisht nga ato në Paris.

“Anëtarët e FETÖ-s marrin çdo vit nga bashkia e Clichy-Sous-Bois një ndihmë prej 20 mijë euro. Nga këto 15 mijë i paguan prefektura dhe 3 mijë bashkia. Në Clichy-Sous-Bois nuk ka asnjë shoqatë tjetër që të marrë një shumë kaq të madhe ndihme. Edhe kjo tregon se pas tyre ka një mbështetje serioze” ka shprehur Kök.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button