Maqedoni, formimi i KSHZ-së dhe referedumi prioritet në periudhën e ardhshme

Formimi i përbërjes së re të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve dhe mbajtja e referendumit janë çështje, në të cilat në periudhën e ardhshme do të fokusohen faktorët politikë në vend.

Kryeministri Zoran Zaev dje paralajmëroi se debati lidhur me referendumin dhe të gjitha çështjet e ndërlidhura me të, mes të cilëve edhe formimi i KSHZ-së, do të fillojë nga fundi i këtij muaji.

“Fillimisht duhet të ruhet momenti i formimit të KSHZ-së. Formimi i KSHZ-së nuk do të ketë, as nuk duhet të ketë çfarëdo qoftë ndërlidhje me mbajtjen e referendumit. Kjo është çështje logjike, e cila erdhi pas dorëheqjeve të anëtarëve të KSHZ-së”, deklaroi Zaev.

Sipas tij, KSHZ-ja duhet të formohet menjëherë sepse ky është detyrim i Parlamentit dhe i të gjithë faktorëve politikë në vend. Beson se këtyre ditëve ekipet negociuese do të arrijnë t’i harmonizojnë qëndrimet dhe se nuk do të ketë kushte që do të implikojnë bllokim të referendumit.

Nëse nuk arrijnë marrëveshje ekipet negociatore, Zaevi nuk e përjashtoi mundësinë për mbajtje të takimit të liderëve.

Formimi i KSHZ-së, i cili duhet t’i bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për referendum, ende është e pasigurt.

Referendumi është detyrim nga Marrëveshje për zgjidhje të emrit dhe partneritet strategjik me Greqinë dhe është pjesë e procedurave të brendshme, të cilat duhet të zbatohen para anëtarësimit të plotfuqishëm të vendit në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP