Maqedonia e kremton marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO

Nën moton “Ecim përpara, Maqedonia në BE dhe NATO” sot në 15 qytetet nëpër shtet do të kremtohet marrja e ftesës për negociata për inkuadrim për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Kremtimin e madh qytetar e organizon Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ndërsa është paralajmëruar performim i rreth 40 yjeve muzikore nga Maqedonia midis të cilëve Kirill Xhajkovski, Arhangell, Dejan Deks, Dule Bojaxhiev, Goran Kan, Ferus Mustafov, Sllatkar, Beni Non Stop+Zllatko Origjanski, Area, Kristina Arnaudova, Nokaut, Adrian Gaxha, Vllado Janevski, Llozano, Elena Ristovska,…

“Maqedonia mori ftesë që të bëhet anëtare e NATO-s dhe ka datë për negociata me Bashkimin Evropian. Luftuam për ardhmëri të sigurt. Vjen koha e shpresës, e fitoreve, krenarisë. Koha e sigurisë”, thuhet në programin e publikuar në ueb-faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Për organizimin e gjithë ngjarjes do të sigurohen mjete nga buxheti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa shuma, siç informojnë nga atje, do të publikohet menjëherë sapo të përfundohen të gjithë përllogaritjet.

Do të kremtohet në Shkup, Manastir, Veles, Gjevgjeli, Gostivar, Kavadar, Ohër, Kumanovë, Koçan, Kërçovë, Prilep, Strugë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip. Përzgjedhja e qyteteve është bërë në pajtueshmëri të përfaqësimit të barabartë gjeografik, thonë nga Qeveria. Në një pjesë të qyteteve kremtimi do të fillojë nga ora 18 dhe 20, ndërsa në pjesën më të madhe nga ora 21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button