Gruevski dhe ish-bashkëpunëtorët e tij një muaj do të pushojnë nga seancat gjyqësore

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të akuzuar në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) një muaj do të pushojnë nga seancat gjyqësore për shkak se prej 15 korrikut deri më 15 gusht zgjat pushimi vjetor i gjykatësve, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj periudhe do të mbahen gjykime vetëm për lëndet e paraburgimit, gjegjësisht rastet në të cilat të akuzuarit janë në paraburgim.

Sipas orarit të PSP-së, vetëm me 16 dhe 17 korrik do të ketë gjykim dhe atë për rastin “Trust” ku i akuzuar është biznesmeni Sead Koçan.

Megjithatë, ish-funksionarët nuk do të mund të shkojnë në pushim veror jashtë shtetit për shkak se u janë marrë pasaportat si masë për kujdesie. Ata do të mund të pushojnë në vendet turistike të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP