Deri dje Limaj i quante marrëzira përpjekjet e Thaçit për unifikim rreth dialogut

Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli, kryeministri Haradinaj, zëvendësit e tij, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi, do ta takojnë më 18 korrik Federica Mogherinin, për të diskutuar për dialogun, sipas njoftimit qeveritar.

“Udhëheqësit e institucioneve do t’i konfirmojnë Mogherinit përkushtimin për dialog me Serbinë dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht, krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Ndërkohë, KTV-ja merr vesh se po këtë ditë, Komisioni Evropian pritet të publikojë vendimin për fillim të procedurave për heqje të vizave për shtetasit e Kosovës.

E, Limaj ka thënë se pikërisht do të shkojnë që të sjellin lajme pozitive për Kosovën nga atje.

Deputeti Enver Hoti, ka thënë për Koha.net se, ani pse Limaj do të shkojë në Bruksel, kjo nuk nënkupton se Nisma ndryshon qëndrim ndaj Thaçit.

“Ky takim është me krerë shteti, duhet të jetë pjesëmarrës edhe Limaj po kjo nuk nënkupton që Nisma do të ndryshojë qëndrim. Nuk mund të ketë dialog pa opozitën, ky është qëndrimi im. Gjithçka duhet të diskutohet fillimisht në parlament”.

Tash për tash, opozita mbetet kundër përfshirjes në dialog.

Kryeministri Haradinaj kishte thënë se po sheh sinjale te LDK-ja dhe PSD-ja, që të lëvizin në drejtim të përfshirjes në dialog.

Të dy partitë e kanë demantuar një gjë të tillë. E Vetëvendosje mbetet e palëkundur kundër mënyrës se si Kosova ka dialoguar në vazhdimësi me Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button