Infantino: Ky është Botërori më i mirë në histori

 Gianni Infantino, presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), deklaroi sot në Moskë se Kampionati Botëror në Rusi është më miri në historinë e këtij garimi, që daton nga viti 1930, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kemi thënë se dëshirojmë që ky të jetë Kampionati më i mirë Botërorë ndonjëherë, edhe atë e fituam. Andaj dua t’i them faleminderit Rusisë, Qeverisë ruse, Këshillit Organizues dhe Federatës së Futbollit të Rusisë, si dhe vullnetarëve që janë buzëqeshja dhe zemra e Kampionatit Botëtor. Të gjithë kanë punuar me mund që kjo ngjarje të arrijë sukses të madh”, theksoi Infantino.

SIpas tij, Botërori ka ndryshuar Rusinë, që është bërë një vend i vërtetë i futbollit.

Finalja e Kampionatit Botëror mes Kroacisë dhe Francës do të luhet më 15 korrik në stadiumin Luzhniki në Moskë me fillim në ora 17.

Ndeshja për vendin e tretë, ku do të përballen Belgjika dhe Anglia, në program është një ditë më herët në ora 16 në Shën Petersburg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button