Mbretëresha Elisabeth priti në takim presidentin Trump

Mbretëresha e Britanisë Elizabeth u takua me presidentin amerikan Donald Trump për një çaj në kështjellën Windsor, në vazhdim të vizitës së presidentit amerikan në Britani.

Mbretëresha e priti presidentin dhe zonjën e parë Melania Trump në oborrin e kështjellës, ku një bandë ushtarake i nderoi ata me përshëndetje mbretërore, përpara se të ekzekutohej himni kombëtar amerikan, transmeton Zëri Amerikës.

Takimi mes zotit Trump dhe mbretëreshës Elizabeth ishte planifikuar të zgjaste rreth 30 minuta.

Pas takimit së tij me mbretëreshën, zoti Trump udhëton të premten drejt Skocinë për një udhëtim privat për të vizituar Turnberry-n, një rezort golfi në pronësi të tij.

Lëvizjet e zoti Trump brenda dhe jashtë Londrës u bënë vetëm me helikopter, duke minimizuar bllokimin e trafikut në kryeqytetin e mbingarkuar, por dhe për të shmangur përballjen me mijëra protestues që mbushën rrugët e qytetit.

Të hënën zoti Trump udhëton për në Helsinki për një samit me presidentin rus Vladimir Putin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button