Era Istrefi do të performojë në Finalen e Botërorit

Pas katër javësh emocione të futbollit dhe një atmosfere festive në Kampionatin Botëror “Russia 2018”, në finale do të vijë performaca madhështore e këngëtares kosovare Era Istrefit, Nicky Jam dhe Will Smithit me këngën zyrtare të Kampionati “Live It Up” dhe kjo sigurisht do të jetë si qershi mbi tortë.

Para finalës së madhe emrat ikonikë të skenës ndërkombëtare të muzikës dolën në një konferencë për media, shkruan RTV21.

Të pyetur si po kalojnë në Rusi, Era Istrefi tha se po i pëlqente por do të dëshironte që edhe të tjerët të mund të lëvizin lirshëm për t’i parë bukuritë e Rusisë.

“Po është hera e parë në Rusi dhe më pëlqen edhe populli është shumë i ngrohtë, vetëm unë do të dëshiroja që secili shtet të mund të levizte lirshëm dhe të shohin bukurit e Rusisë”, tha Era Istrefi gjatë kësaj konference.

Will Smith tha se në Rusi ka qenë dy-tri herë, e herën e fundit ka qenë para 14 ose 15 vitesh. Ndërsa edhe për Nicky Jam si për Erën kjo është hera e parë që shkelë Rusinë. Kujtojmë se finalja e madhe do të zhvillohet të dielën më 15 korrik ku do të përballet Kroacia me Francën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button