Sheqerinska: Nuk do të lejojmë që Rusia të përzihet në zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë

Maqedonia nuk do t’i lejojë Rusisë që ta obstruksionojë Marrëveshjen për Emrin me Greqinë, e cila Shkupit ia hapi dyert për hyrje në NATO, ka porositur sot nga Zagrebi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, njofton Portalb.mk.

“Gjithmonë kemi folur se duam bashkëpunim të mirë me Rusinë, por vendimet janë tonat. Maqedonia ka sjell vendim”, deklaroi Sheqerinska përpara gazetarëve pas takimit me ministrat e Mbrojtjes nga rajoni me sekretarin amerikan, Xhejms Matis.

Sheqerinska ka deklaruar se i vjen keq që për vendimin e largimit të diplomatëve rus nga Greqia, por edhe se Qeveria e Maqedonisë “do të jetë syhapur dhe e fokusuar” në zbatimin e Marrëveshjes me Athinën.

“Referendumi dhe vendimet e sjella janë në dobi të qytetarëve dhe nuk do të lëshojmë përzierje të dikujt në atë rrugë”, ka theksuar Sheqerinska.

Sipas saj, zvarritja e pranimit në NATO që nga vitit 2008 ka shkaktuar krizë të rëndë politike, ekonomike dhe financiare në vend.

“Nuk do të lejojmë që ajo asnjëherë të ndodhë”, deklaroi Sheqerinska.

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button