Osmani: Me impuls reformues deri në fillimin e negociatave

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, sot në Bruksel marrin pjesë në Mbledhjen e Katërmbëdhjetë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.

Në takim u shqyrtuan temat për marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim përgatitjet dhe sfidat që dalin nga afati kohor për fillimin e negociatave, të cilën, kohë më parë e miratoi Këshilli i Bashkimit Evropian, si dhe tema tjera lidhur me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë.

“Sot, duke u udhëzuar nga sukseset që i arritëm vitin e kaluar, flasim për fillimin e skrining procesit, për krijimin e ekipeve negociuese, strukturës negociuese dhe në përgjithësi për përgatitjen edhe të Komisionit Evropian si dhe të Republikës së Maqedonisë, për fillimin e negociatave vitin e ardhshëm” – theksoi Osmani në fjalën e tij para Këshillit, duke iu referuar kontekstit në të cilën zhvillohet mbledhja e këtij viti e Këshillit  për Stabilizim dhe Asociim një dit pas marrjes së ftesës zyrtare për fillimin e procesit aderues për anëtarësim në NATO, dhe dy javë nga vendimi i Këshillit të Evropës për afatin kohor nga 12 muaj, apo në qershor të vitit 2019, për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtin kontekst Zëvendëskryeministri Osmani shprehu mirënjohjen e tij deri tek Përfaqësuesja e Lartë Federika Mogerini dhe Komisioneri Evropian Johanes Han, si dhe ekipeve të tyre të cilët bënë përpjekje dhe mbështetën me sinqeritet realizimin e ambicieve tona.

Në vazhdim Osmani, potencoi se krahas përgatitjes për negociata, Qeveria synon ta mbajë dhe thellojë impulsin reformues pozitiv, si dhe të jep rezultate të dukshme në pjesën e sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Qëllimi i këtyre reformave, si dhe të vetë negociatave, krahas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, janë edhe përfitimet e transformimit thelbësor të vendit në shoqërinë demokratike evropiane me një ekonomi më funksionale të tregut, institucione efikase dhe administratë më profesionale”- shtoi Osmani, duke potencuar se negociatat aderuese janë proces kompleks, proces i gjerë dhe masiv, ku do të nevojitet edhe angazhim i shoqërisë në përgjithësi, publikut akademik, sektorit civil, si dhe ftoi opozitën të marrin pjesë në këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP