Një gostivaras e ka harruar pistoletën në tualetin e Spitalit “Ferid Murad”

Një i punësuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar dje e ka gjetur një pistoletë dhe para të lëna në tualet të njërës prej reparteve të spitalit, njofton Portalb.mk.

Pas paraqitjes, zyrtari policor ka konstatuar se bëhet fjalë për pistoletë “Cërvenena Zastava M-57” kalibër 7.62 milimetra me 8 plumba, këllëf dhe tre bankënota nga euro dhe denarë.

Pas kontrolleve, është konstatuar se pistoleta është e personit I.S. (68) nga fshati i Gostivarit Turçanjë e Vogël. Ai ka pasur leje për pistoletën, ndërkaq sipas dëshmisë së tij, pistoletën dhe paratë i ka harruar në vendin ku janë gjetur.  Policia kryen kontrolle për ta pastruar rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button