Ish u.d kryetari i Gjykatës Penale, Ribarev ka konfirmuar se ka ndarje të lëndëve në mënyrë manuale

Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe Gjykata Supreme në vend se t’i ndajnë lëndët në mënyrë kompjuterike, ata i kanë ndarë në mënyrë manuale, që është në kundërshtim me ligjin, kështu tregon Raporti i funksionimit të Sistemit AKMIS, të cilin e ka përpunuar Komisioni i formuar nga Ministria e Drejtësisë që dje është deklasifikuar, transmeton Portalb.mk.

Për dallim nga këto dy gjykata, Komisioni ka konfirmuar se Gjykata e Apelit e ka respektuar ligjin për ndarjen e lëndëve.

Shkelje më evidente janë bërë në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Sipas raportit të Stojançe Ribarev, i cili ishte u.d. kryetar i Gjykatës prej në mars deri në tetor të vitit 2017, gjatë inspektimit ka konfirmuar se ka shpërndarje të lëndëve me dorë.

“Gjatë inspektimit Stojançe Ribarev njoftoi se në Gjykatë ekziston shpërndarje manuale të lëndëve. Gjatë inspektimit të lëndëve që kanë qenë në kompetencë të gjykatave të procedurës paraprake, edhe në repartet e krimit të organizuar nuk është shfrytëzuar Sistemi i AKMIS-it, nuk janë ndërmarrë parametra për shpërndarje automatike të lëndëve në regjistrat e lëndëve të caktuara, ndërsa ndarja është bërë në mënyrë manuale, që kryetari Ribarev e ka quajtur “Akmis i dyfishtë”, shkruan në raport.

Komisioni ka konstatuar edhe se ekzistojnë 860 lëndë në të cilat nuk ka gjykatës që i ka ndarë. Me këtë, shkruan Komisioni në Raport, shtrohet pyetja për saktësinë e të dhënave statistikore në raportet mujore dhe vjetore për punën e Gjykatës dhe të gjykatësve të cilët janë vendosur nga gjykatësit më të lartë, Këshilli gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë.

AKMIS nuk ka funksionuar, nuk ka përgjegjësi penale për ndarjen manuale të lëndëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button