Dimitrov dhe Osmani në mbledhjen e 14-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropian, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel do të marrin pjesë në mbledhjen e 14-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociacim të Maqedonisë dhe BE-së, njofton Portalb.mk.

Në takim pritet që të shqyrtohen tema për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe BE-së në korniza të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim, përgatitjet dhe sfidat të cilat dalin nga korniza kohore për fillimin e bisedimeve, të cilën e miratoi Këshilli i Bashkimit Evropian, por edhe temat tjera lidhur me integrimet e Maqedonisë.

Me mbledhjen vjetore do të udhëheq përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, ndërkaq në delegacionin e BE-së është edhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han. Bashkudhëheqës do të jetë do të jetë ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Këshilli për Stabilizim dhe Asocim mes Maqedonisë dhe BE-së, si formë më e lartë e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve, mblidhet një herë në vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button