SHBA-ja ka kthyer 57 fëmijë të marrë nga emigrantët ilegalë

Autoritetet amerikane informuan se kanë kthyer 57 fëmijë emigrantë  në familjet e tyre,  prejse gjykata nga San Diego  vendosi që vendimi  të ndahen fëmijët dhe prindërit,  emigrantë ilegal  është në kundërshtim me ligjin.

Gjykatësja Dejna Sabrau urdhëroi 103 fëmijë të vegjël të cilët ishin ndarë nga prindërit t’u kthehen  familjeve të tyre,  edhe pse kjo masë mund të vlejë për t’i lënë fëmijët në ndonjë lloj  paraburgimi. Bëhet fjalë për persona të cilët ilegalisht kanë hyrë në SHBA së bashku me fëmijët e tyre, me ç’rast  shpesh herë fëmijët ndahen dhe jepen në  familje të përkohshme kujdestare derisa të përfundojë procesi penal ose ekstradues për prindërit.

Unioni amerikan për liritë qytetare parashtroi padi kundër pushtetit për shkak të kësaj praktike,  e cila shkaktoi reagime të ashpra në opinion. Sekretarja për  mbrojtje të atdheut Kirstjen Nillsen deklaroi se institucioni i saj duhet të ketë kujdes  gjatë bashkimit të sërishëm të fëmijëve, të konfirmojë  nëse prindërit janë në gjendje  të kujdesen për to,  si dhe të bëjnë kontroll nëse me të vërtetë  bëhet fjalë për prindër dhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button