Zaharova: Përfshirja e Maqedonisë në NATO dëshmi se zgjerimi i Aleancës në vetvete është një qëllim

Synimi i NATO-s që mënyrë mekanike të zgjerohet në Evropë nuk mund ta përforcojë sigurinë, ndërsa përfshirja e shpejtë e Maqedonisë në këtë bllok ushtarak, vetëm konfirmon se “politika e dyerve të hapura” mbetet në vetvete një qëllim, deklaroi Marija Zaharova zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Siç transmetoi “Sputnik Serbia”, Zaharova në brifungun për gazetarët në Moskë, lidhur me Samitin e NATO-s në Bruksel dhe ftesën për anëtarësim të Maqedonisë deklaroi:

“Në praktikë Aleanca e ripërtërin atmosferën e epokës së konftronimit të bllokut, në të cilën, para së gjithash, ndjehet shumë më rehat sesa në kushte të rendit  botëror njëpolar…Me këtë është kushtëzuar edhe synimi i bllokut që në mënyrë mekanike të zgjerohet. Ky synim nuk ia përforcon askujt sigurinë e vet, kjo është e dukshme, por vetëm e thellon linjën e cila e ndan dhe e përforcon tensionin në Evropë. Përfshirja e shpejtë e Maqedonisë në NATO vetëm vërteton se politika e dyerve të hapura vetvetiu shndërrohet në qëllim, gjegjësisht në instrument për përvetësimin e hapësirës gjeopolitike. Bëhet fjalë, në fakt, vetëm për arritje të përparësisë ushtarake”, deklaroi Zaharova.

Ajo tha se “Moska do t’i analizojë vendimet e Samitit të NATO-s nga pikëpamja e pasojave për sigurinë evropiane, por tashmë mund të konkludohet se Aleanca nuk është e interesuar për vlerësim objektiv të gjendjes lidhur me rënien e sigurisë në fushën euroatlantike”.

Sipas Zaharovës, anëtaret e Aleancës dëshirojnë ta shohin botën nëpër prizën e stereotipit të Luftës së Ftohtë.

Sipas saj, Rusia nuk tregon kurrfarë agresioni kundër NATO-s.

Zaharova, gjithashtu, i ka komentuar fjalët e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për Krimenë, duke theksuar se kjo temë është e mbyllur për Rusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP