Osmani: Marrja e ftesës për në NATO është zyrtare, pa asnjë kushtëzim

Marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, e konsideron realizim të një ëndrre të shumë gjeneratave. Ai tha se përveç sigurisë dhe paqes, NATO i siguron vendit edhe zhvillim ekonomik, duke hapur kështu kapitull të ri të mundësive për investime të huaja, vende të reja të punës, që rinia të mos largohet nga Maqedonia, njofton televizioni 21.

“Ky është një proces komplementar me atë të Bashkimit Evropian, i cili njëkohësisht javën tjetër fillon me skrining, me ardhjen e komisionarit Han dhe njëkohësisht do të japë një dinamikë të re të përparimit të vendit. Nuk ka hapësirë për interpretime të ndryshme të kësaj ftese. Ftesa është zyrtare, pa asnjë kushtëzim. I vetmi moment i cili do të duhet të plotësohet në ndërkohë është implementimi i marrëveshjes mes Greqisë dhe ndryshimet kushtetuese, pas së cilave pason ratifikimi në parlamentin grek”, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP