Haradinaj pret në takim krerët e Listës Serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti, Milan Radojçiq. Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social, transmeton REL. 

Lista Serbe përfaqësohet me një zëvendëskryeministër, tre ministra dhe disa zëvendësministra në Qeverinë e Kosovës.

Por, ministrat serb janë duke funksionuar nga pozita e ministrave në dorëheqje, ndërkaq në Kuvend, deputetët e Listës Serbe kanë kaluar në opozitë.

Këto qëndrime, Lista Serbe i ka marrë pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, më 26 mars.

Aktualisht, përfaqësuesit e Listës Serbe janë të përfshirë edhe në hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP