Afganistan, brenda 24 orësh vriten 200 talebanë

Zyrtarët afganë sot pohuan se në fluksin e fundit të përplasjeve gjatë 24 orëve të fundit forcat e tyre kanë vrarë rreth 200 rebelë talebanë dhe militantë pro-DEASH-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria afgane e Mbrojtjes në një njoftim tha se sulmet ajrore dhe tokësore në Nangarhar, Kunar, Parwan, Ghazni, Uruzgan, Zabul, Farah, Badghes, Faryab, Badakhshan dhe Helmand kanë vrarë 118 militantë.

Ai gjithashtu shtoi se ish-ministri i periudhës talebane Amir Khan Muttaqi gjithashtu është plagosur, ndërsa dy nga anëtarët e Queeta Shura (Këshillit të fuqishëm të talebanëve me bazë në Pakistan) dhe dy guvernatorë provincial talibanë janë në mesin e atyre që u vranë.

Veçmas, zyrtarët lokalë në Paktia juglindore për AA thanë se 81 rebelë talebanë u vranë gjatë betejave në dy rrethe të provincës.

Zëdhënësi i Shtabit të policisë, Sardar Wali tha se kontrollet e sigurisë në rrethet Ahmad Aba dhe Zurmat u përballen me sulme të armatosura vonë të mërkurën. Ai tha se u thirr mbështetja nga ajri dhe përfundimisht u vranë 81 militantë dhe 8 pjesëtarë të sigurisë.

Dhuna është rigjallëruar anembanë Afganistanit që nga fundi i një armëpushimi të rëndësishëm muajin e kaluar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button