Tajlandë, do të xhirohet film për fëmijët e shpëtuar nga shpella

Historia e shpëtimit të 12 fëmijëve futbollistë dhe trajnerit të tyre të cilët mbetën të bllokuar në shpellën në provincën Çiang Rai në veri të Tajlandës do të bëhet film. Ata ishin bllokuar pasi që hyrja në kompeksin e shpellës ishte mbuluar nga ujërat si pasojë e përmbytjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një lajm të BBC-së thuhet se historia e 12 fëmijëve dhe të trajnerit të tyre, të cilët u shpëtuan pasi që mbetën të bllokuar 12 ditë në shpellë, do të filmohet.

Njëri nga partnerët e kompanisë Pure Flix Entertainment, me qendër në SHBA, Michael Scott, i cili jeton në Tajlandë, tha se ngjarja është shumë prekëse dhe se janë duke punuar për skenarin e filmit.

Kompania në fjalë ka ndjekur nga afër punimet për shpëtimin e të bllokuarve në shpellë si dhe ka dëgjuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë proces. Kompania këto të dhëna dhe informacione do t’i përdorë për filmin që do të xhirohet.

Po ashtu u njoftua se shpella do të shndërrohet në muze dhe se do të hapet për vizitorë.

Ish zhytësi profesional tajlandez Saman Gunan humbi jetën brenda shpellës gjatë operacionit të shpëtimit të fëmijëve, pasi nuk kishte më oksigjen në tubin e tij.

Kujtojmë se 12 fëmijët nga mosha 11 deri në 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeçar ishin zhdukur gjatë shëtitjes në shpellën Tham Luang Nang Non më 23 qershor dhe u gjetën të gjallë pas nëntë ditëve kërkim nga ekipet e shpëtimit. Ata u bllokuan për shkak se hyrja në shpellë ishte mbuluar me ujë nga reshjet.

Pas 5 ditësh pritje, filloi operacioni për shpëtimin e tyre, ku në ditën e parë u shpëtuan 4 fëmijë, në ditën e dytë përsëri 4 fëmijë, ndërsa në të ditën e tretë 4 fëmijët e fundit dhe trajneri i tyre.

Shpëtohen të gjithë personat e bllokuar në një shpellë në Tajlandë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button