Izraeli kryen sulm ajror në Rripin e Gazës

 Ushtria izraelite ka kryer sulm ajror mbi Beit Hanoun, në veri të Rripit të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale theksojnë se një avion ushtarak izraelit ka bombarduar zona të pabanuar bujqësore përgjatë kufirit lindor të Beit Hanoun.

Krahas kësaj, objektiv i avionit ka qenë një grup në rajonin kufitar që ka dërguar balona me materiale të ndezshme.

Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se në veri të Rripit të Gazës është kryer sulm ajror. Ministria e Shëndetësisë e Palestinës nuk publikoi njoftim nëse ka të vdekur apo të plagosur.

Izraeli pohon se balona me materiale të ndezshme që demonstruesit palestinezë i dërgojnë në lagjet hebreje në afërsi të Rripit të Gazës shkaktojnë një varg zjarresh.

Ushtria izraelite ende nuk ka gjetur zgjidhjen për balonat me materiale të ndezshme. Kohën e fundit ushtria izraelite kryen sulme ajrore mbi pika për të cilat dyshon se aty përgatiten balonat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button