A konsumoni mjaft hekur?

Mungesa e hekurit nuk është gjithmonë e shkaktuar nga shprehitë e këqija ushqyese. Mjekët theksojnë që disa gjendje rrisin rreziku nga krijimi i mungesës së hekurit në trup.

Disa persona kanë mungesë të hekurit në trup për shkak të stilit jetësor; problemeve shëndetësore, shtatzënisë dhe çrregullimeve të ndryshme. Për shembull, mungesën e hekurit në trup mund ta shkaktojë gjakderdhja e tepërt menstruale, lloji vegjetarian i ushqimit ose personat me çrregullime në absorbimin e hekurit, transmeton Telegrafi.

Sa hekur ju nevojitet?

• Femrat në moshën prej 19 deri 50 vjet – 18 mg në ditë
• Femrat më të vjetra se 51 vjet – 8 mg në ditë
• Meshkujt më të vjetër se 19 vjet – 8 mg në ditë
• Femrat shtatzëna më të vjetra se 19 vjet – 27 mg në ditë
• Femrat që ushqejnë me gji më të vjetra se 19 vjet – 9 mg në ditë

Femrat shtatzëna

Gjatë shtatzënisë trupi juaj ka nevojë për më shumë hekur, ndërsa kjo sasi është vështirë të konsumohet vetëm përmes ushqimit. Me kontrollet e rregullta gjinekologjike dhe këshillimet do të udhëzoheni për gjithçka që është e nevojshme për mbajtjen e shtatzënisë së shëndetshme dhe kështu edhe për konsumimin e duhur të hekurit përmes ushqimit dhe suplementeve.

Ushqimi vegjetarian

Vegjetarianët nuk hanë mish (burim i pasur i hekurit), prandaj është e nevojshme të konsumohet sasia e rekomanduar përmes ushqimeve me prejardhje bimore. Sasia e rekomanduar e hekurit është vështirë të merret vetëm përmes ushqimit nëse në të nuk janë të përfshira ushqimet me prejardhje shtazore, prandaj vegjetarianëve shpesh u rekomandohet të konsumojnë hekur përmes suplementeve.

Sa u përket vlerave të rekomanduara, vegjetarianët duhet të konsumojnë madje dyfish më shumë hekur sepse hekuri nga ushqimet me prejardhje bimore nuk absorbohet në organizëm në mënyrë kualitative të njëjtë si ushqimet me prejardhje shtazore.

Çrregullimet në absorbimin e hekurit

Absorbimi i pamjaftueshëm i hekurit më së shpeshti shfaqet si pasojë e konsumimit të sasive shumë të vogla të ushqimeve të pasura me hekur. Sëmundjet e padiagnostikuara të sistemit tretës po ashtu mund të dëmtojnë absorbimin e hekurit në trup, si dhe gjendjet siç janë trashja dhe sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, ose edhe manja e antacideve.

E rëndësishme është që të këshilloheni me mjekun që trupi juaj të marrë sasinë e mjaftueshme të hekurit.

Ushtrimet intensive

Nëse ushtrimet janë me intensitet të lartë do të humbni sasi më të madhe të hekurit përmes djersitjes. Nëse pas ushtrimeve ndiheni të lodhur dhe jo energjik, ka shumë mundësi që ju mungon hekuri. Ushqimi i rregullt dhe i balancuar është veçanërisht i rëndësishëm për personat që ushtrojnë çdo ditë.

Kontrollohuni te mjeku ose nutricionisti i cili do t’ju këshillojë për konsumimin e duhur të hekurit sipas nevojave dhe shprehive tuaja.

Dhënia e gjakut

Ka persona që shpesh japin gjak. Kushti për të dhuruar gjak është niveli i rekomanduar i hekurit në gjak.
Mjekët theksojnë që shumë persona që dëshirojnë të japin gjak nuk munden për shkak të nivelit shumë të ulët të hekurit në gjak. Disa ditë pas dhënies së gjakut është e nevojshme që të kini kujdes të veçantë në konsumimin e hekurit.

Nëse nuk jeni të sigurt se për sa hekur keni nevojë, këshillohuni me mjekun ose pas dhënies së gjakut këshillohuni me stafin profesional.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP