Në maj është rritur numri i turistëve të huaj për 11,2 për qind

Në maj Republikën e Maqedonisë e kanë vizituar 11,2 për qind  më shumë turistë të huaj në krahasim me majin e vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Numri i turistëve të huaj që e kanë vizituar vendin në maj, arrin 72.627, ndërsa numri i tërësishëm i turistëve në këtë muaj ka arritur 104.034, me ç’rast janë realizuar 211.234 bujtje.

Numri i turistëve vendor në maj të vitit 2018, në krahasim me muajin maj të vitit 2017, është rritur për 1,2 për qind.

Numri i bujtjeve të turistëve vendor në maj të vitit 2018, në krahasim me majin e vitit 2017 është zvogëluar për 4,8 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 12,4 për qind.

Në periudhën janar-maj të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 15,1 për qind, dhe atë te turistët vendor ka rritje prej 7,8 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 19 për qind.

Në periudhën janar-maj të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 13,6 për qind dhe atë: te turistët vendor ka rritje për 5,4 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 19,1 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP