Kuka: Politikanët po madhërojnë sukseset e shteteve tjera, nuk urojnë për sukseset e sportistëve tonë

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka i ka quajtur hipokrizi urimet e disa politikanëve të Kosovës për kalimin në finale të Kroacisë.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, deputetët Albin Kurti e Lumir Abdixhiku ishin vetëm disa prej politikanëve që shkruan për fitoren e Kroacisë ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Botërorit, derisa Kuka e ka konsideruar të tepërt madhërimin e shteteve tjera, transmeton Koha.net.

“Hipokrizia nese e kuptoj drejt! Plot politikana të Shtetit tim po madhërojnë sukseset e shteteve tjera e as që marrin mundin të urojnë sukseset e Sportistëve tonë”, ka shkruar Kuka.

“Ka që s’kanë uruar as medaljen e artë Olimpike! Golave të Xhakes dhe Shaqirit besa edhe të Januzajt u jam gëzuar edhe unë se janë Shqiptar edhe pse prezentojnë shtete të huaja por madhërimi i shteteve tjera e thurja e lavdeve pak e tepërt …Kaq për Botërorin e futbollin!!!” ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP