Ali Ahmeti: Ëndrra jonë për NATO po realizohet

“Kam kënaqësinë e veçantë që të uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO që paraqet arritje të madhe dhe jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e sigurt të vendit tonë”, thuhet në letrën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Integrimi Euro-Atlantik ka qenë udhërrëfyes  i aktivitetit tonë politik dhe shoqëror që nga fillet e veprimtarisë sonë gjer sot dhe përkushtimi jonë konzistent drejt realizimit të këtij synimi, pa e humbur përqëndrimin për asnjë çast, ka rezultuar me sukses të përbashkët. Integrimi i plotë i vendit tonë, por edhe i rajonit në NATO e bën lirinë tonë të plotë, mundëson siguri, stabilitet, paqe të qëndrueshme, marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore”, thuhet në letër.

Ai thotë se arritjet e këtij viti të cilat mundësojnë barazi dhe integrim Euro-Atlantik janë synim i të gjithë qytetarëve dhe partive politike në vend, prandaj, ai thotë se të gjithë ne bashkërisht duhet të punojmë për rrumbullakim të suksesshëm të këtij procesi.

“Këto arritje janë rezultat i punës së përbashkët të qytetarëve tanë, partive politike, shoqërisë civile, botës akademike, mediave dhe miqve ndërkombëtar. Kjo ëndërr e qytetarëve tanë që ka filluar të realizohet sot kërkon nga ne që të bashkohemi rreth Maqedonisë euroatlantike”, thotë Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button