James Mackey, përfaqësues i NATO-s në bisedimet para-aderuese

Alsat mëson se James Mackey, nga departamenti i çështjeve politike dhe të sigurisë pranë NATO-s do të jetë përfaqësuesi kryesor i Aleancës Veritlantike në bisedimet para-aderuese me Maqedoninë. Mackey në fund të muajit pritet të mbërrij në Maqedoni për të shënuar nisjen e bisedimeve para-aderuese. Megjithatë një burim i lartë I NATO-s thekson se bisedimet para-aderuese tashmë mund të konsiderohen si të nisura që nga momenti i marrjes së ftesës për anëtarësim.

Tani i mbetet Maqedonisë që ta përgatisë ekipin e saj për bisedimet para-aderuese me NATO-n, i cili duhet të jetë i përbërë nga përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe institucioneve të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button