“Trajektorja”: Mbrojtja kërkon përjashtim të opinionit nga seanca

Në Gjykatën Penale në seancën e rastit të Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja” deri tani janë dëgjuar 20 biseda telefonike, transmeton Portalb.mk.

Në një nga bisedat, ish-kryeministri Gruevski i thotë ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Janakieskit që ta përfshijë edhe Xinkon në ndërtimin e rrugëve kineze.

“Mile, unë jam me Xingon. Ta përfshijmë në rrugët kineze kur të vijë koha”, i ka thënë ish-kryeministri Nikolla Gruevski ish-ministrit Mile Janakieskit.

Në seancën e sotme do të prezantohen edhe SMS porosi mes ish-funksionarëve, të cilët akuzohen për ndërtimin e autostradave.

Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova propozoi qëvetëm një pjesë e bisedave të përgjuara të dëgjohen pa praninë e opinionit sepse në to ka pasur biseda private telefonike, ndërsa avokatët e të akuzuarve konsiderojnë se të gjitha bisedat duhet të ridëgjohen, por pa praninë e opinionit.

Ndryshe, sot në fillin të seancës gjykatësi Goran Boshevski, i cili e kryeson këshillin, nuk i lejoi mediat të incizojnë të akuzuarit në seancë, mes të cilëve është edhe Nikolla Gruevski, edhe pse janë dhënë leje nga Gjykata Supreme, transmeton Portalb.mk.

Nga seancat paraprake në të gjitha bisedat dëgjohet zëri i ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski me bashkëbiseduesit në të cilat dakordohet se cilat kompani të Maqedonisë të marrin pjesë në ndërtimin e rrugës.

Në “Trajektorja” të dyshuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori për Rrugë Shtetërore, Luoço Georgievski, se në vitin 2012/2013 i kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e pjesëve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP