NATO në takim të paplanifikuar pas kritikave të Trumpit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i përsëriti kritikat ndaj aleatëve të NATO-s, në një samit të aleancës në Bruksel, gjë që çoi në një takim të paplanifikuar vetëm të aleatëve.

Reuters citon dy burime të kenë thënë se Trump i kritikoi aleatët e NATO-s në lidhje me shpenzimet e tyre në mbrojtje dhe praktikat tregtare evropiane, transmeton REL.

Raportohet se ai i bëri komentet në një sesion me dyer të mbyllura, i cili ka qenë e paraparë të përqëndrohet në sigurinë në rajonin e Detit të Zi.

Sipas agjencisë Reuters, pas kritikave të Trumpit, liderët e NATO-s u kërkuan presidentëve të vendeve joanëtare, Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të largohen nga dhoma, në mënyrë që të mund të zhvillojnë bisedime vetëm me aleatët.

Më herët, Trump shkroi në Twitter se vendet e NATO-s duhet të shpenzojnë në mbrojtje 2% të bruto-prodhimit menjëherë dhe jo deri në vitin 2025.

“SHBA paguan dhjetëra miliarda dollarë për të subvencionuar Evropën dhe humb shumë në tregti”, shkroi Trump po ashtu në Twitter.

Ai i befasoi homologët evropianë të mërkurën, duke iu bërë thirrje që të ndajnë 4% të bruto-prodhimit vendor për shpenzimet ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button