Kolumbi, për disa sekonda shembet ura gjigante Chirajara

Me anë të një shpërthimi të kontrolluar u shkatërrua ura Chirajara në Kolumbi, pasi nëntë vetë humbën jetën në një shembje të saj kohë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ura Chirajara me gjatësi prej 446 metra ishte planifikuar të bashkojë seksionin rrugor që lidhë kryeqytetin Bogota dhe qytetin Villavicenicio. Punimet në urë ishin pranë përfundimit kur pjesa veriore e urës u shemb më 15 janar. Të paktën nëntë punëtorë humbën jetën në aksident.

Pastaj u soll vendimi që ura të shembet plotësisht, e cila u krye me një shpërthim të kontrolluar me 200 kilogramë eksploziv.

Ura u rrëzua për vetëm disa sekonda, kurse në luginën e thellë 280 metra prapa saj mbeti vetëm një re e madhe pluhuri.

Një hetim i detajuar i nisur pas aksidentit, zbuloi se aksidenti kishte ndodhur për shkak të një gabimi të pariparueshëm në projektimin e urës, për çka edhe u vendos që pjesa tjetër e urës të shembet tërësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button