Brukseli bllokohet për shkak të Samitit të NATO-s

Brukseli është plotësisht i gatshëm për ditën e dytë të takimit të kreut të NATO-s, për sigurinë e të cilëve kujdesen 2.400 policë dhe 1.000 ushtarë, të rreshtuar në çdo 100 metra përgjatë rrugës nga qendra deri te Aeroporti.

Mediat lokale informojnë se tek qytetarët ekziston pakënaqësi e madhe nga masat e sigurisë, ku shumë prej tyre kanë lëshuar fluturimet apo takimet e dakorduara.

Autoritetet nuk kanë publikuar paraprakisht se si do të jenë implikimet kundrejt jetës së zakonshme në qytet për shkak të masave të sigurisë. Në qytetin ka 55 delegacione dhe mbi 30 shefa të shteteve apo qeverive.

Sipas shërbimeve të sigurisë, një operacion i këtillë përgatitor nuk është parë ndonjëherë në Belgjikë në 20 vitet e fundit dhe në të janë inkuadruar gjitha forcat e vendit.

Qytetarët janë të pakënaqur pasi politikanët duhet t’u shërbejnë atyre në vend të kontribuojnë në shqetësimin e jetëve të tyre. Ata theksojnë se edhe krahas pagesës së tatimeve dhe përmbushjes së detyrave të tyre qytetare, nuk mund të lëvizin në qytetin e tyre.

Nga ajo që njofton policia, situata madje nuk është më e lehtë për shkak të ndryshimit të përhershëm të orarit të takimeve të caktuara nëpër vende të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button