Qeveria krijoi ngjarje në Facebook për festën e madhe: Do të performojnë 40 artistë vendorë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në rrjetin social Facebook e paralajmëroi ngjarjen e festës së madhe që do të mbahet të shtunën në 15 qytete të vendit me rastin e marrjes së ftesës nga NATO për anëtarësim dhe marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia po fillon një tregim të ri – kemi marrë ftesë për anëtarësim në NATO dhe datë për negociata me BE-në. Po qëndrojmë krah për krahë me vendet e fuqishme të Evropës dhe botës. Maqedonia po fillon një epokë të re. Koha e shpresës,  fitores, e krenarisë. Koha e sigurisë. Vjen koha për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Zgjodhëm të ardhme të sigurtë”, thuhet në ngjarjen e Facebook-ut.

Ngjarja e madhe, siç paralajmërohet nga Qeveria, do të mbahet këtë të shtunën nga ora 21:00 deri në mesnatë.  Në skenat në 15 qytete do të performojnë 40 artistë vendorë dhe muzikant.

Në Shkup pritet që festa të mbahet në Parkun e Qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP