Si të visheni bukur edhe gjatë shtatzënisë

Edhe pse jeni e rrumbullakët, foshnja juaj është mirë dhe ju jeni në formë. Nëse ju vazhdoni akoma të punoni, nuk ka arsye pse ta lini veten mbas dore. Për tu dukur bukur edhe në vendin e punës, bëni zgjedhjen e duhur të veshjes.

Asnjë arsye pse mos të kini stil, të jeni moderne me foshnjën tuaj në bark. Në të kundërt, ju jeni vezulluese, barku juaj ka marrë goxha volum dhe gjoksi juaj ka marrë forma të bukura. Më mirë të vishni diçka qe t’i tregojë në mënyrë të bukur vlerat e trupit tuaj.  Për të qenë e lehtë por në të njejtën kohë dhe chic, ju mund të përdorni një maicë të gjatë shtatzënie me ngjyrë të hapur dhe me një dekolte në formë V për të nxjerrë në pah vlerat e gjoksit tuaj, të cilën mund ta shoqëroni me një xhaketë të vogël. Gjithashtu dhe këmishat e bardha klasike të shoqëruara me xhinset e shtatzënisë ose me pantallona të zeza.  Për të mos u munduar shumë për të gjetur një kombinim të mirë: mund dhe të vishni xhinse për shtatzëna ose një fustan, veshjet më të mira për ditët më të freskëta.

Veshjet shoqërojini me aksesorë me ngjyra. Nëse një ngjyrë nuk është për ju, atëherë shoqërojeni veshjen tuaj me aksesorë me ngjyra: një shall për ta lidhur tek barku i juaj; një qafore të bukur; në mbrëmje një shall në qafë ose dhe një rrip shtatzënie me një ngjyrë qe juve ju duket e përshtatshme me veshjet. Një aksesor për çdo veshje është e mjaftueshme  për të ju dhënë idenë e diçkaje më shumë.  Për këpucët, zgjidhni ato balerine sepse janë dhe më të rehatshme; por mbi të gjitha mund t’i gjeni të llojeve të ndryshme: chic, sportive dhe klasike.  Nëse ju preferoni takat, zgjidhni ato me take ortopedike që janë më të qëndrueshme dhe më të rehatshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button