Trajneri i Kroacisë: Askush nuk donte të dilte nga fusha

Kroacia bëri historinë një natë më parë duke siguruar finalen e Kampionatit Botëror pasi një triumfi 2-1 në shtesë ndaj Anglisë.

Ajo që ra në sy te skuadra ballkanase ishte se deri në përfundim të kohës së rregullt nuk kishte kryer asnjë zëvendësim, transmeton TCH.

Trajneri Dalic u shpreh pas ndeshjes, se dëshironte të kryente zëvendësime, por dëshira e madhe e lojtarëve që kishin nisur ndeshjen e bëri atë të mos zëvendësonte asnjë prej tyre deri në minutën e 90.

“Ajo që bënë lojtarët tanë treguan forcë dhe nivel energjie. Desha të bëja zëvendësime, por askush nuk donte të dilte. Të gjithë vazhdonin të thoshin: ‘Mund të luaj, mund të vrapoj’. Disa lojtarë luajtën me lëndime të vogla, me të cilat nuk do të luanin në ndeshjet tjera. Dy lojtarë luajtën me gjysmë këmbe, por kjo nuk u vërejt!”, u shpreh pas ndeshjes trajneri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP