NATO vazhdon samitin, në fokus Afganistani

Udhëheqësit e NATO-s pritet të kthejnë vëmendjen sot kah konflikti në Afganistan.

Ata mblidhen në ditën e dytë të samitit në Bruksel, i cili deri më tash u dominua nga kërkesat e presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton REL.

Të mërkurën, Trump kërkoi nga aleatët e NATO-s të ndajnë 4% të bruto prodhimit të brendshëm vjetor për shpenzimet në mbrojtje.

Kjo do të thotë dyfishi i cakut aktual.

Trump po ashtu kritikoi fuqishëm Gjermaninë për shpenzimet, siç tha ai, të pamjaftueshme në mbrojtje dhe “varësinë e saj energjetike nga Rusia”.

Udhëheqësit e NATO-s shpresojnë për një ton më të butë sot, por, në disa postime në Twitter, Trump i përsëriti kritikat e tij.

“Mijëra dollarë shtesë po shpenzohen nga vendet e NATO-s që nga vizita ime vitin e kaluar, por kjo nuk është as përafërsisht e mjaftueshme”, tha Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP