Trump nis sot vizitën në Britani

Presidenti amerikan, Donald Trump, nis sot një vizitë dyditëshe në Mbretërinë e Bashkuar – të parën në këtë vend si kryetar shteti.

Britania e Madhe është në “trazira” dhe “varet nga njerëzit atje” nëse Theresa May mbetet kryeministre, tha Trump përpara vizitës, transmeton REL.

Ai arrin në të njëjtën ditë kur Qeveria britanike publikon Letrën e saj të Bardhë me më shumë detaje nga plani kontrovers i kryeministres May për marrëdhëniet e Britanisë me Bashkimin Evropian, pas Brexit-it.

Më herët, Trump ka shprehur simpati për Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga BE-ja dhe ka thënë se do të bëjë marrëveshje të shpejtë tregtare me Mbretërinë e Bashkuar sapo të largohet nga blloku.

Procesi i Brexit-it duhet të përfundojë deri më 29 mars të vitit të ardhshëm.

Qeveria May është lëkundur këtë javë, pasi dy ministra kanë dhënë dorëheqje, duke shprehur pakënaqësi me planin e kryeministres për marrëdhëniet e ardhshme me BE-në.

Boris Johnson dhe David Davis kanë thënë se plani do ta mbajë Britaninë të lidhur ngushtë me BE-në dhe se do ta bëjë më të vështirë për të që të bëjë marrëveshje tregtare me vendet si SHBA-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button