Putin-Netanyahu: Marrëdhëniet Rusi-Izrael zhvillohen pozitivisht

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në lidhje me takimin e tij me kryeministrin e Izraelit, Benyamin Netanyahu, tha se “në përgjithësi marrëdhëniet po zhvillohen shumë pozitivisht dhe se kjo gjendje është e vlefshme njëkohësisht edhe për marrëdhëniet politike”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putin në një fjalim para takimit me kryeministrin Netanyahu në Moskë, tha se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Izraelit po zhvillohen pozitivisht.

Duke u shprehur se marrëdhinet janë pozitive jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në fushat tjera, Putin tha se, “Në përgjithësi marrëdhëniet po zhvillohen shumë pozitivisht. Kjo gjendje njëkohësisht është e vlefshme edhe për marrëdhëniet politike. Marrëdhëniet ushtarake po zhvillohen në një nivel të mirë. Ky nivel i mirë është i vlefshëm edhe për fushat njerëzore”.

Edhe Netayahu tha se çdo vizitë e tij në Rusi dhe çdo takim me Putinin është një mundësi për bashkëpunim për rritjen e besimit dhe të sigurisë në botë.

Duke u shprehur se fokusi në takim ishte prania e Iranit dhe ato që po ndodhin në Siri, Netanyahu tha se avioni pa pilot, i cili ka infiltruar në Izrael nga Siria pak kohë më parëështë goditur me sukses.

“Dua të theksoj se do t’i shtypim në mënyrë të ngushtë tentativat për shkelje të kufijve, si ato ajrore ashtu edhe ato tokësore”, tha Netanyahu.

Netanyahu po ashtu u shpreh se i është mirënjohës presidentit Putin për mundësinë e takimit dhe të diskutimit të çështjeve në fjalë.

“Bashkëpunimi mes nesh është faktori kryesor që stabilizon tërë rajonin”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP