NATO do të “monitorojë” kërcënimin e raketave balistike ndaj Turqisë

“NATO do të vazhdojë të monitorojë dhe vlerësojë kërcënimin e raketave balistike ndaj Turqisë nga Siria”, është theksuar në deklaratën e lëshuar pas ditës së parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne mbetemi të shqetësuar se Turqia është goditur tre herë në katër vitet e fundit nga raketat e nisura nga Siria. Ne vazhdojmë të monitorojmë dhe vlerësojmë kërcënimin e raketave balistike nga Siria”, thuhet në deklaratë.

Duke përmendur inventarin e raketave balistike me rreze të shkurtra, deklarata tha se shtrirja e këtyre raketave “mbulon një pjesë të territorit të NATO-s dhe disa territore të partnerëve tanë”.

Ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen se regjimi sirian i kishtë përdorur këto raketa gjerësisht kundër popullsisë së vet.

“Kërcënimi në rritje i paraqitur nga përhapja e raketave balistike në afërsi të kufirit juglindor të Aleancës ka qenë dhe mbetet një ngasës në zhvillimin e NATO-s dhe vendosjes së një sistemi të mbrojtjes raketore balistike, e cila është konfiguruar për të kundërshtuar kërcënimet nga jashtë zonës euro-atlantike”, theksohet në deklaratë.

Takimi dy-ditor i NATO-s filloi me pjesëmarrjen e shefave të 29 shteteve dhe qeverive të NATO-s për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e aleancës.

NATO gjithashtu u zotua t’i sigurojë Turqisë “masa të përshtatura të sigurisë” që synojnë garantimin e sigurisë së aleancës.

“Masat e përshtatura të sigurisë për Turqinë për t’iu përgjigjur sfidave në rritje të sigurisë nga jugu kontribuojnë në sigurinë e Aleancës në tërësi dhe do të zbatohen plotësisht”, thuhet në deklaratë.

Që nga viti 2014, NATO ka zbatuar Masat e Sigurisë (AM) që përfshijnë një sërë aktivitetesh tokësore, detare dhe ajrore brenda dhe rreth pjesës lindore të territorit të Aleancës.

Në fund të vitit 2015, aleatët e NATO-s ranë dakord mbi një paketë masash të sigurimit të përshtatura për Turqinë (TAMT) për t’iu përgjigjur sfidave në rritje të sigurisë në kufijtë turq.

Këto masa përfshijnë praninë e avionëve të mbikëqyrjes AWACS në rajon, rritjen e aktivieteteve detare në Mesdheun Lindor, si dhe aktivitetet e intelegjencës, mbikëqyrjes, zbulimit dhe shkëmbimit të informacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button