Nigeri, 30 persona humbin jetën në një sulm të armatosur

Si pasojë e një sulmi nga persona të paidentifikuar në Nigeri, të paktën 30 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtues në rajonin Gandi, Alhaji Maccido, për AA bëri të ditur në lidhje me sulmin e armatosur të kryer ndaj provincave Sokoto dhe Zamfara në verilindje të shtetit.

“Në sulmet ndaj fshatrave Alliki, Dantasakko, Tabannin Gero, Birwanga dhe Kozi në provincat Sokoto dhe Zamfara, kanë humbur jetën të paktën 30 persona, njëri prej të cilëve është grua”, tha Maccido.

Maccido njoftoi se sulmuesit me motoçikletë kanë gjuajtr me armë zjarri ndaj qytetarëve dhe shtoi se një numër i madh i personave janë rrëmbyer e shumë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë këtij akti.

Drejtori Policor i Provincës Sokoto, Murtala Mani, tha se ky ishte një sulm çnjerëzor dhe barbar.

“Nuk kemi informacione se kush janë atë që kanë kryer këtë sulm, por forcat e sigurisë kanë marrë masa në rajon dhe kanë filluar hetimet lidhur me rastin”, tha Mani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button