Partitë nuk kanë tejkaluar dallimet për KSHZ-në

Partitë parlamentare akoma janë larg kompromisit për KSHZ-në. Kreu i Kuvendit Xhaferi thekson se nuk janë problem i tij dhe i Kuvendit marrëveshjet ndër-partiake. Ai kujtoi mundësitë ligjore që ka për ta dërguar deri në votim përbërjen e KSHZ-së, por që sipas tij ky është një hap i rrezikshëm, transmeton Alsat M. 

“Unë nuk jam i pafuqishëm. Ka procedurë, nuk është puna e fuqisë ose mos fuqisë së Kuvendit, por ka procedurë e cila parashikohet me ligj. Nuk është problem i imi dhe i Kuvendit nëse partitë nuk merren vesh. Çfarë do të thotë nëse dikush vendos ta bllokojë? Unë kam mundësi ligjore për ardhur deri tek votimit, por çfarë nëse dikush nuk e respekton. është punë e partive politike ta realizojnë atë që e kërkojnë”

Kërkesat e VMRO-DPMNE-së që fillimisht të kalojë Ligji mbi Qeverinë, për Xhaferin nuk janë çështje e kompetencave të tij.

“Nuk është problemi im çfarë kërkon VMRO-ja. Kuvendi ka procedurën e paraparë dhe partitë politike janë angazhuar që këtë metodë dhe mënyrë ta zgjedhin, pra ta kthejnë mënyrë e vjetër ligjore për zgjedhjen e KSHZ-së” – tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Aktualisht fati i KSHZ-së ka mbetur në fazën e pastrimit të listave të kandidatëve. Pas kësaj, Komisioni amë njofton kreun e Kuvendit i cili kërkon më pas prononcimin e partive. Pas kësaj, Komisioni propozon kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e KSHZ-së tek kryetari i Kuvendit i cili propozimin e vendos në seancë plenare. Derisa në Kuvend është bllokuar KSHZ-ja, afatet për shpalljen e referendumit janë në rrjedhe e sipër. Në rast se KSHZ-ja nuk arrin të ketë përbërjen e re deri në fund të muajit, vihet në pikëpyetje paralajmërimi i kryeministrit Zaev se referendumi mund të mbahet nga mesi i muajit shtator. Sipas dispozitave ligjore të parapara në Ligjin për referendum, 30-60 ditë para mbajtjes Kuvendi duhet ta shpallë referendumin, ndërsa 60-90 ditë duhet përfundojë e gjithë procedura e shpalljes, fushatës, mbajtjes dhe rezultatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL