Anatomia e trurit të njerëzve është e ndryshme ashtu si gjurmet e gishtërinjve

Anatomia e trurit të çdo njeriu është unike si gjurmët e gishtërinjve, thotë një hulumtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të Science Daily, në hulumtimin e bërë nga shkencëtarët e Universitetit Zyrih, thuhet se faktorët gjenetik dhe përvojat e jetës individuale, bënë që trutë e njerëzve të jenë të ndryshme njëri nga tjetri.

Në hulumtimin e zhvilluar nën kryesimin e Lutz Jäncke, trutë e 191 pjesëmarrësve të moshuar dhe të shëndetshëm gjatë 2 viteve janë ekzaminuar 3 herë me MRI (Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike).

Shkencëtarët kanë vlerësuar mbi 450 veçori anatomike në mesin e të cilëve vëllimi i trurit, trashësia e korteksit dhe dendësia e lëndës me ngjyrë gri dhe të bardhë, kanë identifikuar karakteristika specifike të anatomisë së trurit tek secili pjesëmarrës.

Jäncke tha se në hulumtimin e bërë kanë arritur të konfirmojnë se struktura e trurit të njerëzve është shumë individuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP