Numri i të papunëve të fshirë në qershor arriti mbi 50 mijë brenda një viti

Numri i personave të fshirë të papunë nga lista e Agjencisë për punësim e Republikës së Maqedonisë (APRM)  shënoi rënie për 50.052 në periudhë prej një viti, gjegjësisht prej qershorit të vitit 2011 deri në qershor të vitit 2012.

Tani në listën e APRM-së janë evidentuar vetëm 261.322 persona për dallim nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar kur ky numër arrinte 311.374 persona.

Trendi i fshirjes së të papunëve nga evidentimi i APRM-së filloi në muajin prill të vitit të kaluar pas miratimit të legjislatives së re për të papunët, sipas të cilës ata nuk është patjetër të paraqiten në Agjencinë  për marrjen e kartonave të kaltërt për sigurim shëndetësor dhe sipas të cilës të papunësuarit doemos  të paraqiten në APRM në çdo 30-60 ditë.

Megjithatë,  kjo ulje e numrit të papunëve në APRM nuk kurrfarë rëndësie zyrtare dhe statistikore për shkak se nivelin e  papunësisë në vend në nivel zyrtar e publikon Enti shtetëror për statistikë në çdo tre muaj përmes anketës së fuqisë së punës.

Që kjo shifër nuk ka vlerë tregon edhe fakti që askujt nuk i shkon ndërmend të pohojë se në vend në periudhë prej 12 muajve janë krijuar 50 mijë vende pune të reja, apo rreth 8.5 për qind të numrit të përgjithshëm.

Në nivel mujor, qershor 2012 në krahasim me majin e vitit 2012, numri i të papunëve të evidentuar në APRM shënon rënie prej 5,510. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button