Erdogan për Srebrenicën: Do të luftojmë për parandalimin e krimeve të tilla njerëzore
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës tha se “Do të luftojmë së bashku që krime të tilla njerëzore të mos përsëriten më”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në Twitter presidenti Erdoğan publikoi një mesazh në lidhje me 23 përvjetorin e gjenocidit të Sebrenicës.
23 yıl önce Avrupa’nın gözü önünde yaşanan, tarihin en utanç verici hadiselerinden biri olarak gördüğüm #Srebrenitsa Soykırımı’nda şehit olan Bosnalı kardeşlerimize Allah’tan rahmet diliyorum.
Bu tür insanlık suçlarının tekrarlanmaması için hep birlikte mücadele edeceğiz.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RT_Erdogan) July 11, 2018
“Uroj mëshirën e Allahut për vëllezërit tanë boshnjakë që ranë dëshmorë në gjenocidin e Srebrenicës, i cili 23 vjet më parë është përjetuar në sytë e Evropës dhe të cilin e shoh si një nga ngjarjet më të turpshme të historisë. Ne do të luftojmë së bashku për të parandaluar që krime të tilla njerëzore të mos përsëriten më”, thuhet në mesazhin e Erdoğan-it.