Micotakis: Cipras dhe Kamenos i hapën dyert e NATO-s për Shkupin

“Cipras dhe Kamenos, përpara tre javëve në Prespë e pranuan nacionalitetin dhe gjuhën maqedonase për Shkupin, sot në Bruksel i hapën dyert për integrim në NATO”, thotë kryetari i partisë Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis, njofton Portalb.mk.

Në deklaratën, kushtuar Samitit të NATO-s, lideri i partisë më të madhe opozitare, ka dërguar kritika të ashpra dhe akuza deri te Qeveria e Ciprasit dhe Kamenosit në lidhje me ftesën e NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë.

“Sot në Bruksel, zotërinjtë Cipras dhe Kamenos shtetit fqinj Shkupit, ia hapën dyert për integrim në NATO. Kështu, e kanë  dorëzuar armën më të madhe të negocimit që e ka pasur Greqia dhe ishte që ishte linjë nacionale në 27 vitet e fundit”, thotë Micotakis dhe ka theksuar se partnerët koalicionues në Qeveri mbajnë përgjegjësi të rëndë dhe “populli së shpejti do t’i gjykojë”.

Micotakis i akuzon Ciprasin dhe Kamenosin se përpara tre javëve në Prespë “e kanë pranuar identitetin dhe gjuhën maqedonase edhe pse qytetarët grekë kanë qenë absolutisht kundër”.

http://portalb.mk/540857-maqedonia-sot-merr-ftese-per-fillimin-e-bisedimeve-per-hyrje-ne-nato/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button